“U arratis” në SHBA pas zgjedhjeve, Rudina Hajdari takohet me zyrtarin e lartë të DASH

Politikë

“U arratis” në SHBA pas zgjedhjeve, Rudina Hajdari takohet me

Rudina Hajdari prej disa ditësh ndodhet në Amerikë, ku ka postuar foto në një nga kafet e New Yorkut.

Ditën e sotme deputetja ka patur një takim me drejtorin për çështjet e Europës qëndrore dhe jugore z.Dave Konstelancik në Departamentin e Shtetit Amerikan. 

Ajo shprehet se me Konstelancik ka diskutuar për situatën në Shqipëri, veçanërisht problemet që vendi ka me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

“Me ftesën e Departamentit Amerikan të Shtetit pata dje një takim me drejtorin për çështjet e Europës qëndrore dhe jugore z. Dave Konstelancik. Ndava me të shqetësimet për situatën në Shqipëri, veçanërisht problemet që vendi ka me krimin e organizuar dhe korrupsionin, si edhe e informova për aktivitetin tim politik.

Sigurova mbështetje të pakursyer me besimin se vendi ka nevojë për njerëz të rinj, me ide të reja për të çuar përpara projektet e integrimit si edhe për të ashpërsuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithnjë kënaqësi të jem në Ëashington DC dhe veçanërisht në Departamentin e Shtetit të cilëve u jam mirënjohëse për ndihmën dhe mbështetjen që i japin vendit”, shkruan Rudina Hajdari në Facebook.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion