Turqia cakton imamin që do drejtojë xhaminë e Namazgjasë në Tiranë, do ta inagurojë Erdogani

Politikë

Turqia cakton imamin që do drejtojë xhaminë e Namazgjasë

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë tanimë ka një drejtues. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjasë

Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur i cili ka bërë me dije këtë lajm.

Turqia cakton imamin që do drejtojë xhaminë e Namazgjasë

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

Pavarësisht se ai thotë se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar.

Nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nderkohe, nuk ka asnjë lajm për hapjen e Xhamisë dhe për më tepër emërimin e imamit turk në krye të saj.

ME TE LEXUARAT