Trump mohon në gjykatë se e ka abuzuar seksualisht me shkrimtaren Carroll

Politikë

Trump mohon në gjykatë se e ka abuzuar seksualisht me shkrimtaren

Dëshmia e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në rastin e nisur kundër tij, prej shkrimtares E.Jean Carroll, ka përfunduar gati menjëherë pasi ka nisur.

Ai e ka përsëritur deklaratën e tij paraprake që pretendimi i shkrimtares se Trump e ka dhunuar, është vetëm një mashtrim.

“Njëqind për qind po”, i ka thënë Trump avokates së tij, Alina Habba në gjykatën federale në Manhatan, kur është pyetur nëse komentet e tij në tetor të vitit 2022, për këtë rast, kanë qenë të sakta.

Më herët gjatë së enjtes, avokatët e Carrollit e kanë publikuar një incizim të seancave të kaluara, në të cilat Trump e ka quajtur ish-kolumnisten e revistës Elle, si “të sëmurë mendërisht”, dhe ka kërcënuar se do ta padisë atë.

“Është akuzë e rreme, nuk ka ndodhur kurrë, nuk do të ndodhte kurrë”, ka thënë Trump gjatë dëshmisë.

Caroll, 80-vjeçare, synon të fitojë një dëmshpërblim prej të paktën 10 milionë dollarëve, lidhur me mohimet e Trumpit, më 2019, se e ka dhunuar atë në mesin e viteve ’90 në zhveshtoren e një dyqani në Manhatan.

Në majin e vitit të kaluar, një tjetër juri e ka urdhëruar Trumpin ta paguajë Carollin, 5 milionë dollarë, pasi ai e ka mohuar pretendimin për dhunim.

Trump i ka kaluar vetëm katër minuta në seancë.

Gjyqi ka zgjatur katër ditë dhe argumentet përmbyllëse pritet të bëhen publike të premten.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion