Trembje nga SPAK? Rama: Broçkulla! Le të merret me çdo dru të shtrembër në PS

Politikë

Trembje nga SPAK? Rama: Broçkulla! Le të merret me çdo dru

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama është ndalur dhe tek marrëveshja PS-PD për ngritjen e komisioneve hetimore, teksa e ka cilësuar si shumë të rëndësishme për integrimin në BE, rikthimin e normalitetit në Kuvend.

Rama i konsideroi si “broçkulla” komentet e këtyre ditëve për një pazar me “non gratën” siç e konsideron ai Berishën, apo për një trembje të socialistëve nga SPAK. Sipas kreut të qeverisë, nëse nuk do të donim drejtësi, do i kishin bërë të gjitha pazaret për ta ndaluar. Ndër të tjera, Rama tha se le ta lënë drejtësinë të bëjë punën e saj me çdo dru të shtrembër në PS.

Rama: Më vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më çmendina e muajve të fundit. Mbase rikthimi i fjalës do të riktheje hapësirat për të komunikuar. Shumica jonë kuvendorë duhet të vendosë një draft rezolutë për sfidat në anëtarësimit në BE dhe reformat e masave të mëtejshme që Shqipëria duhet të marrë pa humbur kohë. Bisedimet për anëtarësim nuk janë thjeshtë të qeverisë por të të trejave institucioneve në Shqipëri. Zhvillimi i fundit për rikthimin e parlamentit në normalitet, duhet të shkojë në drejtimin e duhur për Shqipërinë në përballjen e saj si shtet me sfida kombëtare të procesit të anëtarësimit.

U fol këto ditë për pazare dhe marrëveshje me non gratën, apo për trembje të socialistëve nga SPAK-u, të gjitha janë broçkulla që tregojnë sesa të vështirë e kanë një pjesë e bashkësisë sonë kombëtare, të kuptojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë. Nëse nuk do donim drejtësi, do i kishim bërë të gjitha pazaret për ta ndaluar. Thonë e bëri SHBA, por e bëri PS, ishte në program që kur ishim në opozitë.

Dhe që e bëri reformën në drejtësi sepse është një parti që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, dhe quhet Partia Socialiste e Shqipërisë. S’ka shanc që kjo parti të kthehet nga flamur mbajtësja e reformës në drejtësi në flamur grisësen e reformës në drejtësi.

Duke i mbështetur pa kusht institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit majtas e djathtam, lart e poshtë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion