Tre kandidatë të PD në Tiranë kërkojnë në KQZ "hapjen e kutive" për votat preferenciale

Politikë

Tre kandidatë të PD në Tiranë kërkojnë në KQZ

Tre kandidatet demokrate Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha kanë kërkuar në KQZ rinumërim të votave preferenciale për qarkun e Tiranës.

Kandidatët për deputetë nga lista e hapur e PD, pretendojnë në kërkesat e tyre se votat për kandidatët për deputetë nuk janë shpërndarë si duhet, pasi nga këqyrja e pamjeve filmike që u janë vënë në dispozicion kanë vërejtur problematika në shumë kuti.

Ne kerkesn e tyre per rinumerim, thuhet se këto parregullsi mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë të ndjeshme.

Duke u bazuar në këqyrjet e deritanishme rezulton se me një parregullsi në masën rreth 5% të votave të numëruara”, citohet në dokument.

ME TE LEXUARAT