Tjetër fitore Berisha, Kuvendi e pranon si pjesë të Grupit të PD pasi u përjashtua nga Basha

Politikë

Tjetër fitore Berisha, Kuvendi e pranon si pjesë të Grupit

Kuvendi i Shqipërisë ka pranuar Sali Berishën si pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Berisha u përjashtua në 9 shtator të vitit 2021 nga Lulzim Basha (atëherë kryetar i PD) nga Grupi Parlamentar dhe Kuvendi nuk pranoi një sërë kërkesash të PD-së që Berisha të ishte pjesë e këtij grupi.

Pas marrjes se vulës së PD dhe njohjes nga gjykata të Berishës si kryetar leigjitim, tashmë edhe Kuvendi ka pranuar që lideri demokrat të jetë edhe pjesë e grupit formalisht.

Te linku është fotografia e Berishës në faqen zyrtare të Kuvendit, ku gjendet krah deputetëve të tjerë të PD-së.

Kujtojmë se pak ditë më parë Gjykata e Posaçme hoqi masën e arrestit të shtëpisë për Berishën, duke bërë që sot ish-kryeministri të ishte në Parlament. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion