“Të mërkurën, në fokus mandati i Xhaçkës”/ Bardhi: Do hetojmë 4 koncesionet e Shëndetësisë

Politikë

“Të mërkurën, në fokus mandati i

Gazment Bardhi ka deklaruar se të gjitha koncesionet e shëndetësisë do të hetohen nga Komisioni Parlamentar për Shëndetësinë.

I ftuar në emisionin “Debat”, Bardhi tha se opozita zgjodhi një strategji për t’i hetuar të katërta kontratat.

Bardhi shpjegoi se, duke u nisur nga pretendimet e mazhorancës, opozita zgjodhi një strategji për t’i hetuar të katërta kontratat.

“Nuk ka asnjë tërheqje, mazhoranca ka kërkuar që objekti i kërkesave të kontratave konçensionare në shëndetësi duhet të jetë konkret. Pra nuk mund të hetohen të katërta kontratat se i bie të hetohet i gjithë sistemi i shëndetësisë...Dhe kjo është strategjia jonë,” tha Bardhi.

Po ashtu theksoi se në fokus të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve të mërkurën do të jetë dhe mandati i Xhaçkës.

“Ai vendim i Kushtetueses duhet të zbatohet. Nëse kemi drejtësi të re, më e pakta që mund të bëjmë, është t’i zbatojmë vendimet e saj.

Nëse kjo nuk ndodh në këto dy seanca, pasojat i ka ligji për Kushtetutën. Nikolla nuk lejohet ta ekzekutojë vendim. Pas saj fshihet vullneti i Ramës për të mbrojtur ish-ministren e tij,” tha ai

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion