Takim me Ramën, Mitsotakis: Të zgjidhet menjëherë çështja e Belerit

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis kanë zhvilluar një takim ditën e sotme në Lituani, ku ndodhen për samitin e NATO.
Mediat greke shkruajnë se në takimin mes Ramës dhe Mitsotakis është diskutuar për çështjen e Fredis Beleris.
Mitsotakis ka theksuar nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke theksuar se në Shqipëri ka një çështje të shtetit ligjor.
Mitsotakis sipas “Proothema”, ka thënë se ky element është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Kujtojmë që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës ndodhet në burg prej më shumë se 50 ditësh, pasi u arrestua para zgjedhjeve të 14 maijit, i akuzuar për shitblerje votash. Ai u arrestua pasi do të blinte 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve.


