SPAK sekuestron apartamentin e Fatos Tushes, si e fshehu banesën ish-kryebashkiaku i Lushnjes

Politikë

SPAK sekuestron apartamentin e Fatos Tushes, si e fshehu banesën

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një apartament në Lungomare të ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

Sipas organit hetues, Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare të Vlorës.

Kjo pasuri rezulton e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga ish-kryebashkiaku socialist.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me Vendimin Nr. 136, datë 29.02.2024, ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria Nr. 40/267/4+1-21, Z.K 8602, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 75.3 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë”. informon SPAK.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion