SPAK kërkon arrestimin, avokatët: Arben Ahmetaj ndodhet jashtë vendit për arsye familjare

Politikë

SPAK kërkon arrestimin, avokatët: Arben Ahmetaj ndodhet jashtë

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve në Kuvend do të mblidhet sot sërish në orën 16:00 për të vendosur për mandatin e deputetit Arben Ahmetaj.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit për arrestimin e tij. Ish-zëvendëskryeministri rezulton se është larguar nga Shqipëria para se kërkesa të dorëzohej në Parlament.


Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani deklaroi në mbledhjen e mbajtur dje se të gjitha provat që janë mbledhur justifikojnë kërkesën për arrestimin e deputetit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se PD pritet të kërkojë përfshirjen nesër në seancë të raportit për Ahmetajn. Burime thonë se edhe mazhoranca po e diskuton këtë çështje.

ME TE LEXUARAT