Sot seancë plenare, në fokus ligji për barazinë gjinore dhe zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator të KQZ

Politikë

Sot seancë plenare, në fokus ligji për barazinë gjinore dhe

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për seancën plenare të radhës.

Ndërsa në orën 13:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ku do të shqyrtohet dhe miratohet Draft-Kalendari i veçantë i punimeve për diskutimin e projektligjit “Për buxhetin e vitit 2026”. Kjo do të shënojë fillimin zyrtar të analizës së detajuar të dokumentit financiar më të rëndësishëm të vitit.

Në seancën e sotme pritet gjithashtu të raportojnë disa institucione mbi veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2024, si dhe të zhvillohet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator në KQZ, proces që u shty javën e kaluar pas largimit të opozitës nga salla.

Në rend dite është edhe projektligji për Barazinë Gjinore, i cili pritet të votohet sot.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion