Soreca uron besimtarët myslimanë në shqip: Gëzuar Kurban Bajramin!
Lajmifundit
/
20 July 2021, 09:40
Politikë

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.
Përmes një mesazh të shpërndarë në “Twitter”, diplomati ka zgjedhur të urojë në shqip: “Gëzuar Kurban Bajramin”.
Po ashtu, ai ka shpërndarë edhe mesazhin e ambasadës së BE-së: “Delegacioni i BE-së në Shqipëri iu uron Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri!”


