Skandali me "Bankers", Braçe: Abuzim shumë i madh, 20 vjet pa paguar asnjë qindarkë tatim-fitim

Politikë

Skandali me "Bankers", Braçe: Abuzim shumë i madh, 20 vjet

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka folur mbi ato që quajti si abuzime shumëvjeçare me pasuritë kombëtare dhe shfrytëzimin e banorëve.

I ftuar në News24, Braçe pranoi dështimin institucional në Patos-Marinzë dhe abuzimet e vazhdueshme të kompanisë “Bankers Petroleum” mbi buxhetin e shtetit dhe qytetarët.

Deputeti konfirmoi se shteti shqiptar nuk ka vjelë asnjë qindarkë tatim mbi fitimin prej dy dekadash për shkak të manipulimit të shpenzimeve të zbritshme, ndërsa dënoi uljen e paligjshme të qirave të tokës për banorët rreth puseve.

“Ne nuk kemi marrë tatim mbi fitimin për 20 vite rresht. Të ulet masa e shpenzimit të kryer për qiranë e tokës rreth puseve ku vepron Bankers është një abuzim shumë i madh dhe qeveria duhet të ndërhyjë që t’u garantojë atyre njerëzve marrjen e qirasë. Unë mendoj se nuk kemi zënë mend akoma në këtë drejtim,” deklaroi Braçe.

Ndër të tjera, Braçe ndaloi edhe te vendburimi i gazit natyror në Delvinë, duke pranuar se kjo pasuri kombëtare është shfrytëzuar jashtë çdo standardi. “Nëse ka një burim që është abuzuar skandalisht është ky,” u shpreh ai, duke nënvizuar se ky sektor strategjik duhet të kthehet në prioritet absolut për ekonominë shqiptare, larg monopoleve dhe abuzimeve private.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion