“S’ka biznes pa shtet ligjor”/ Kim rikonfirmon mbështetjen për reformën në drejtësi

Politikë

“S’ka biznes pa shtet ligjor”/ Kim rikonfirmon

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas publikimit të raportit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, duke vënë në dukje se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet shtetit ligjor dhe biznesit.

“Rregulla të qarta, përfshirë zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të pronësisë, gjykata të pastra dhe ndjekja e vazhdueshme ligjore e korrupsionit do të tërheqë më shumë investime amerikane”,  shkruan diplomatja ne rrjetet sociale.

Për këtë arsye, ambasadorja Yuri Kim ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion