Shtyhet seanca në GJKKO/ Avokati rrëfen si është gjendja e Ilir Metës brenda qelisë, pas dënimit për mos bërë palestër

Politikë

Shtyhet seanca në GJKKO/ Avokati rrëfen si është gjendja e

Këtë të premte, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ishte planifikuar seanca gjyqësore për Ilir Metën, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg”.

Seanca është shtyrë për në datën 26 qershor. Pas seancës, avokati i tij Kujtim Cakrani deklaroi se ish-presidenti “është në formë perfekte, bën palestër, i bën të gjitha veprimet”.

Prej tetë muajsh si i paraburgosur, Meta kërkon që gjykata të detyrojë SPAK-un që të raportojë mbi veprimet që po kryen dhe të informojë mbi gjendjen e procedimit, pasi ka bindjen se akuza nuk ka administruar asnjë provë prej 20 tetorit kur dhe e arrestoi.

Meta i thotë gjykatës se ka qenë në dispozicion të hetimeve, ndërsa i kujton faktin që është lideri opozitar i Partisë së Lirisë dhe ky është një argument tjetër përse gjykata duhet ta lirojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion