Shqiptaret në New York i kujtojnë Erdogan-it…Edi Ramën

Politikë

Shqiptaret në New York i kujtojnë Erdogan-it…Edi Ramën

Një shëtitje aspak formale e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Central Park të New York-ut është shoqëruar nga një takim joformal me një familje shqiptare.

Tre gra dhe vajza iu afruan kreut të shtetit duke u prezantuar si shtetase shqiptare.

Gjëja e parë që i shkoi ndërmend Erdogan-it ishte pikërisht kryeministri shqiptar.

“Edi..Edi…Edi”, ishte përgjigja e udhëheqësit turk drejtuar shqiptareve.

Takimi u shkurtër u përmbyll me një buzëqeshje dhe me një fotografi.

“Faleminderit tej mase zoti president”, ishte kundërpërgjigjja e njërës prej shqiptareve.

Gjatë shëtitjes së tij, Erdogan u përball me disa situata përditshmërie, të pazakonta për publikun që të rastisnin një figurë të këtij rangu politik.

Një ndërmjetës “i pazyrtarizura” i luftës në Ukrainë me Rusinë gjeti kohë për të këshilluar një amerikan që të lërë cigaren.

Apo për t’u përshëndetur me një përfaqësuese të komunitetit hebre e cila kishte dalë për një shëtitje në park.

Kujtojmë që Erdogan do të marrë pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Pjesë e agjendës së presidentit turk do të jetë edhe takimi me kryeministrin izraelit Yair Lapid.

Zyra e Lapid tha se ai do të udhëtonte në New York të hënën në mbrëmje, përpara një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të enjten.

Një burim tha se takimi me Erdoganin do të zhvillohet të martën.

ME TE LEXUARAT