"Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër" , ftesa që Basha ju bëri demokratëve në mbledhjen e Kryesisë

Politikë

"Shqiptarët e votuan ndryshimin me zemër" , ftesa që

Dalin detaje të tjera nga mbledhja e Kryesisë së PD-së.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së Lulzim Basha është shprehur se opozita e rrëzoi propagandën e qeverisë.

“Kjo fushatë provoi se ne edhe propagandës së tyre mund ti bëjmë ballë, ne mundemi ta shkatërrojmë atë: me zemër, me shpresë! Dhe këtë ne e bëmë-shqiptarët dolën me gëzim në zemër dhe votuan ndryshimin në 25 prill. Ata dje e donin me gjithë shpirt ndryshimin! Ata e duan ndryshimin edhe më shumë sot!“, tha Basha.

Kreu i selisë blu bëri edhe një thirrje për demokratët për tu bashkuar në betejën për ndryshim.

“Ndaj të bashkuar ju ftoj ti prijmë forcën tonë betejës për ndryshimi për të gjithë demokratët dhe gjithë shqiptarët”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT