Shpresë për “BF”, KAS merr vendimin për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës

Politikë

Shpresë për “BF”, KAS merr vendimin për hapjen e

KAS pranon kërkesën e “BF”, merr vendimin për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës. Në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati socialist, Edison Memolla me një diferencë vote prej vetëm 30 votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë numri i votave të pavlefshme në këtë zonë zgjedhore në votimin për kryetar të bashkisë është 276 vota, pra më shumë se 9 herë më e madhe se diferenca e votave mes dy kandidatëve. Koalicioni kërkon që të rinumërohen dhe rivlerësohen jo vetëm 276 votat e pavlefshme por në përgjithësi i të gjithë qendrave të votimit.

 

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon pavlerfshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve të 14 majit në tre bashki. Bëhet fjalë për Rrogozhinën, Krujën dhe në Kamëz ku u realizua votimi elektronik. Ankimimet u dorëzuan në Komisionin për Ankimimit dhe Sanksionet dhe mbajnë datën 23 maj 2023. 

Në Rrogozhinë koalicioni Berisha - Meta ankimon rezultatin për kryetar të bashkisë dhe kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave. Në Kamëz kërkon ekspertimin kompjuterik, nga ekspertë të huaj të pavarur, të çdo pajisjeje elektronike që është pajisur me server për të ruajtjen e të dhënave elektronike si dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

 

 

ME TE LEXUARAT