Shpallja "non grata" në SHBA, Berisha nuk rri duarkryq, ngre padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit

Politikë

Shpallja "non grata" në SHBA, Berisha nuk rri duarkryq, ngre padi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të ngrejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, duke e akuzuar atë për shpifje në lidhje me vlerësimet e dhëna në ditë më parë ku Berisha u shpall non grata në SHBA. Berisha tha se ka udhëzuar avokatin e tij në Francë të nisë procedurat për padinë.

“Për arsye të cilat janë të panjohura për mua, sekretari i DASH Blinken ka publikuar dje pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur dhe shpifësë vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim.

E përsëris që kur kam filluar jetën time politike dhe që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, e deri ditën e djeshme nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive. Kam udhëzuar avokatin tim në Francë të ngrejë padi ndaj Blinken për shpifje publike”, deklaroi Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion