Shpallja e Berishës "non grata", Xhafaj falenderon SHBA-të": Mesazh i qartë nga drejtësia e re

Politikë

Shpallja e Berishës "non grata", Xhafaj falenderon

Deputeti Fatmir Xhafaj ka përshëndetur vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish kryeministrit Berisha. Përmes një postimi në twitter, Xhafaj thekson se ky është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Xhafaj  shprehet vendimi i DASH është është një mesazh i qartë i SHBA-ve në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.

“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur”, shkruan Xhafaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion