"Shkruaj cfarë do...", Balla: Rama i ka dërguar Bashës letër të bardhë

Politikë

"Shkruaj cfarë do...", Balla: Rama i ka dërguar Bashës

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka deklaruar mbrëmjen e sotme se mandati i tretë i socialistëve do të jetë ndryshe në qasje dhe në atë që PS do të bëjë për Shqipërinë, duke nënvizuar se është e nevojshme që Meta të mos jetë më president.

Balla zbuloi në “News 24”, se Rama i ka dërguar një letër të bardhë Bashës, ku i thotë se çfarë do e se së bashku do ulen në tavolinë, që të negociojnë.

“Mandati ynë i tretë do jetë ndryshe në qasje dhe në atë që duam të bëjmë për Shqipërinë. Kaluam një fushatë të fortë, fushata ishte më e vështira që kam kaluar. Ajo që na duhet është që Meta të mos jetë president, sepse kjo i shërben vendit.

Ne jemi PS dhe jemi në mandat të tretë, sepse kemi çuar përpara reforma, edhe kur kemi vënë në rrezik shumicën tonë parlamentare. Ne nuk heqim Metën që të çojmë përfaqësuesin tonë në Presidencë. Rama i ka çuar një letër të bardhë Bashës, ku i thotë shkruaj çfarë do dhe bujrum të ulemi në tavolinë ta negociojmë”, tha Balla

ME TE LEXUARAT