Shkarkimi i Metës, mblidhet sot Komisioni Hetimor! Zbardhet rendi i ditës

Politikë

Shkarkimi i Metës, mblidhet sot Komisioni Hetimor! Zbardhet rendi i

Sot pritet të zhvillohet mbledhja e rradhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në rendin e mbledhjes sot është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Mbledhja do të nisë në orën 13:00.

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar të premten, anëtarët e Komisionit Hetimor kanë zgjedhur dy ekspertët ligjor të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun. Gjatë mbledhjes është diskutuar mbi përgjigjet e marra nga institucionet, në lidhje me objektin e komisionit për shkeljet e kryera nga presidenti Ilir Meta, gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni teksa tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kuvendi ngriti Komisionin Hetimor, siç e kërkon Kushtetuta, për shkarkimin e Presidentit pas kërkesës së firmosur nga 49 deputetë. 

Ky është komisioni i dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra. Ngritja e këtij Komisionit Hetimor, nuk është njohur nga vetë Meta, i cili përmes zëdhënësit të tij u shpreh se "s'do tolerojë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare" dhe se ky vendim ishte antikushtetues dhe antiligjor.  

Rendi i ditës:

1.      Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së dates 14 maj 2021

2.      Marrja e datyrës nga eksperti ligjor z. Artan Spahiu

3.   Komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive

4.   Çështje të tjera

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion