SHBA mbështesin publikisht SPAK-un, Nancy VanHorn takon Dumanin: Vijoni punën me guxim!

Politikë

SHBA mbështesin publikisht SPAK-un, Nancy VanHorn takon Dumanin: Vijoni

SHBA kane shprehur edhe njehere mbeshtetjen e tyre publike per prokurorine e posacme.

E Ngarkuara me Punë e SHBA ne Tirane, Nancy VanHorn, eshte takuar me kreun e SPAK Altin Dumani duke vleresuar pozitivisht angazhimin e ketij institucioni ne luften kunder krimit. 

Njoftimi:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara


për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti.

Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion