Samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama, Kurti dhe Vuçiç “bëhen bashkë” në Shkup

Politikë

Samiti me liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama, Kurti dhe

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto para darkës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE-së. 

Siç shihet, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Maqedonise së Veriut Dimitar Kovachevski, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, dhe kreu i BDI Ali Ahmeti.

“Shkup - Përpara darkës së punës mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE”- shkruan Rama në facebook.

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Shkup, një ditë para takimit për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të miratuar nga BE.

 

ME TE LEXUARAT