“Samiti i Diasporës / Berisha: Rama ‘armik i shqiptarëve’, investimet e huaja bien – ju gënjen me ‘Paketën e Maleve

Politikë

“Samiti i Diasporës / Berisha: Rama ‘armik i

Opozita nuk pati asnjë përfaqësues të saj në Samitin e Diasporës. Ndaj, Sali Berisha e komentoi nga selia fjalën e kryeministrit Edi Rama në këtë samit duke thënë se doli para diasporës si armik i shqiptarëve.

"Ai është armik i egër i interesit kombëtar, i vokacionit perëndimor dhe vetë ekzistencës së shqiptarëve si komb. Njëkohësisht, është dhe hajduti më i madh i të gjitha kohërave i fondeve dhe pasurive publike të këtij vendi", tha Berisha. 

Akuzoi se nën drejtimin e Ramës, investimet nga jashtë janë në gjendje katastrofë.

Gjendje katastrofale e investimeve të huaja. Unë u informoj dhe u them shqiptarëve të diasporës se viti 2025 ka shënuar rënien më të madhe në histori të investimeve të huaja. Dhe se ajo që servilet si rritja më e madhe, në fakt është fake, fake dhe vetëm fake", vijoi kreu i PD. 

Ndërsa emigrantëve u bëri thirrje të mos investojnë përmes “Paketës së Maleve” duke pretenduar se Rama kërkon t’i mashtrojë.

"Sa i përket Paketës së Maleve, paketa e mafies. Prandaj unë u bëj thirrje shqiptarëve të mos bien pre e projekteve të mafies. askush të mos bjerë pre viktimë e mashtrimeve të Edi Ramës", tha Berisha. 

Mos-përfshirjen e opozitës në samit, e ngriti si shqetësim në Komisionin e Diasporës edhe Ina Zhupa, duke thënë se për shkak se drejtohet prej PD-së as ky komision nuk është ftuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion