Salianji: Ndërhyrja në TIMS, pretendohet se ka fshirje të dhënash dhe përdorim nga grupet kriminale

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka deklaruar se nga ndwrhyrja nw TIMS pretendohet se ka fshirje tw dhwnash. I ftuar në studion e emisionit ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, Salianji tha se përse i duhej 10 muaj kohë Prokurorisë së Tiranës për të konkluduar në ndërhyrjen në TIMS.
“Ndërhyrja në TIMS është e rëndë pasi pretendohet se ka fshirje të dhënash, sikundër pretendohet se të dhënat që janë marrë nga TIMS janë përdorur nga grupet kriminale. Gjithashtu pretendohet se fshirja e të dhënave është bërë për interesa të grupeve kriminale. Nëse ndërhyrja nuk është realizuar në 2 gusht, e kuptoni se i është lënë 10 muaj kohë këtij drejtorit për të bërë ndërhyrjen, si ka mundësi kjo gjë?”, tha Salianji.