Saimir Korreshi harron xhupin në Kuvend dhe akuzon socialistët se ia vodhën: Kisha shaminë e qurrave

Politikë

Saimir Korreshi harron xhupin në Kuvend dhe akuzon socialistët se ia

Seanca plenare e kësaj të enjte u mbyll më herët pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS për mosvijim të punimeve të Parlamentit, pasi deputetja demokrate Ina Zhupa fyeu socialistin Erion Braçe.

Por ngacmimet dhe akuzat që shoqëruan seancën duket se kanë vijuar edhe jashtë sallës. Deputeti demokrat Saimir Korreshi shprehet në një postim në Facebook se nga nxitimi gjatë largimit socialistët i kanë vjedhur edhe xhupin që mbante veshur.

“Aq shpejt iku PS nga seanca sa u përplasen me njeri tjetrin. Ore po xhupin tim kush e vodhi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Nuk u ngopet 12 vjet. Jo për gjë po kam dhe shaminë e qurrave ne xhep”, shkruan Korreshi, bashkëngjitur një fotoje ku shihet me xhupin që mbante veshur në mëngjes kur hyri në seancë.

Por, ka qenë asistentja e Kuvendit ajo e cila i ka komentuar në postim deputetit Korreshi duke e njoftuar se xhupin e ka harruar në sallë.

"Në fakt ishte një xhup lart që s'po e gjenim pronarin", shkruan Arbia Brace.

ME TE LEXUARAT