Rishikohet Buxheti i vitit 2025! Ministria e Financave “hap thesin” për bujqësinë dhe sigurinë digjitale

Politikë

Rishikohet Buxheti i vitit 2025! Ministria e Financave “hap thesin”

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit Aktin Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025.

Rishikimi vjen si nevojë për të garantuar përdorimin sa më efikas të fondeve publike që erdhi pas një analizë të kujdesshme që u bë në lidhje me performancën 5-mujore të ecurisë së zbatimit të projekteve, si dhe të vlerësimit të pritshmërive për realizimin e mëtejshëm të tyre.

Volumi i fondeve të përgjithshme që parashikohen të alokohen apo të rialokohen llogaritet në rreth 11.8 milardë lekë dhe fokusi do të jetë në mbështetjen e sektorëve prioritarë, por edhe në nxitjen e mëtejshme të investimeve publike.

Më konkretisht, përmes këtij Akti Normativ parashikohet:

-Rialokim të kursimeve të evidentuara në masën 5.6 miliardë lekë me qëllim për të siguruar forcimin e sigurisë digjitale dhe mbështetjen e rritjes ekonomike të qëndrueshme, përmes përmirësimit të infrastrukturës kombëtare.

-Miratimin e një skeme të re të Garancie Sovrane për sektorin e Bujqësisë, me një vlerë rreth 3 miliardë lekë, me qëllim rritjen e aksesit në financë kryesisht për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, por edhe krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe konkurrueshmërisë.

-Rishpëndarjen e disa fondeve të brendshme, në kuadër të përmirësimeve në teknologjinë e informacionit në administratën publike.

Pavarësisht këtij rishikimi, një element i rëndësishëm për t’u theksuar është se deficiti buxhetor mbetet i pandryshueshëm, në nivelin rreth 68.1 miliardë lekë dhe si rrjedhim edhe borxhi publik nuk ndryshon.

 

ME TE LEXUARAT