Rinumërimi i 114 kutive të Qarkut të Beratit, ndërpritet procesi për sot, KAS: Kur rinis

Politikë

Rinumërimi i 114 kutive të Qarkut të Beratit, ndërpritet

Ka përfunduar për ditën e sotme procesi i rinumërimit të 114 kutive të Qarkut të Beratit. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve njoftoi se ky proces do të rifillojë nesër në orën 09:00.

“Për sot duhet ta ndërpresim numërimin e kutive, ky proces do të rifillojë nesër në orën 9:00. Të merren masat për sigurimin e kutive të votimi dhe nesër rifillojmë seancën në orën 9, në këtë sallë”, u shpreh Elvis Çefa, relator i KAS në këtë seancë.

Kujtojmë që KAS ka vendosur të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore.


Dje, KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë. KAS i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI.

PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion