"Revolucioni i Flamingove"/ Socialistët presin Ramën në Vlorë me festë. Punonjësi i sigurisë i gris pankartën protestueses

Politikë

"Revolucioni i Flamingove"/ Socialistët presin Ramën në

Sheshi i Flamurit në Vlorë është mbushur me simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët kanë pritur kryeministrin Edi Rama pasi mbylli mbledhjen me banorët e Zvërnecit. Ai është mirëpritur me anë të një koncerti.

Ajo çfarë u vu re është teksa mes të gjithë simpatizantëve, punonjësit e sigurisë kanë grisur pankartën një qytetareje e cila mbështet protestën kundër investimit në Zvërnec.

Siguria nuk e ka lejuar më tej qytetaren të vazhdojë thirrjen e saj, duke krijuar tension mes punonjësve dhe personave të ardhur në festën e PS-së në sheshin e Flamurit.

Qytetarja në fjalë përlotet dhe shprehet se nuk po bënte asgjë. Ajo shton se po mohohet e drejta e fjalës së lirë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion