"Rama të mendohet mirë", Berisha një ditë pas protestës: Do ketë mosbindje në Shkodër e Vlorë...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, doli në një deklaratë për mediat ku tha se kryeministri Edi Rama ‘duhet të mendohet mirë’.
Berisha u shpreh se mosbindja civile nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë. Ai tha se mosbindja civile do të nisë në Shkodër, Vlorë, e në mbarë vendin.
Sali Berisha: Nëse Rama mendon se mosbindja nisi në Tiranë e do të kufizohet aty, mendohu mirë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën, Vlorën, mbarë Shqipërinë sepse nuk ke lënë qytet pa masakruar me vjedhjet. Vreri që ke derdhur mbi shqiptarët do plaset mbi ty. Zoti do bekojë guximtarët, që drodhën narko-shtetin.
Mediat ndërkombëtare i bënë jehohë rezistencës së opozitës në Shqipëri, sepse ne kemi shumë miq kudo në botë. Nuk ka gjë më të mirë se një popull që reagon për votën e lirë.
Mediat ndërkombëtare kishin vetëm admirim për protestuesit. Do kemi përballje me narko-shtetin, do kemi qeverinë teknike, që të kemi votën e lirë.