Rama sjell në vëmendje marrëveshjen e 17 majit: Përdora barcaletat e mia që Bashën mos ta zinte gjumi

Politikë

Rama sjell në vëmendje marrëveshjen e 17 majit: Përdora

Nuk kanë munguar komentet fyese nga kryeministri Edi Rama, për Lulzim Bashën. Nga Mallakastra, ku kërkon që të marrë edhe mandatin e tretë, Rama shprehet se Basha fle vetëm gjumë, duke numëruar rastet që kryedemokrati është kapur mat. Ai solli në vëmendje marrëveshjen që bëri me Bashën më 17 maj.

“Kur bëmë marrëveshjen e 17 majit. Përdora të gjithë arsenalin tim të barcaletave që të mos e zinte gjumi. Ç'do bëja unë pastaj ta prisja gjithë natën deri sa të zgjohej", tha Rama.

Kujtojmë se në 17 maj të 2017, është data që hyri në historinë e politikës shqiptare. Takimi Rama-Basha erdhi pasi kjryetari  i Partisë Demokratike Lulzim Basha qëndroi në 90 ditë në çadrën e hapur para kryeministrisë duke kërkuar me këmbëngulje krijimin e një qeverie tranzitore që të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. Por gjithçka përfundoi me atë marrëveshje që e futi PD-në në një bashkëqeverisje për disa muaj me socialistët.

 

ME TE LEXUARAT