Rama shkon në Slloveni në fund të gushtit, zbulohet arsyeja

Politikë

Rama shkon në Slloveni në fund të gushtit, zbulohet arsyeja

Kryeministri Edi Rama edhe këtë vit do të marrë pjesë në në datat 28-29 gusht në Konferencën Ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bled, në Slloveni.

Forumi zhvillohet çdo vit në fund të verës, si një platformë gjithëpërfshirëse, ku marrin pjesë personalitete nga politika, ekonomia dhe nga sektori privat e publik.

Ata mblidhen së bashku për të diskutuar sfidat kryesore në shekullin e 21-të, problemet dhe sfidat aktuale.

Konferenca Ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bled është projekt i qeverisë sllovene, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Qendra për Perspektivë Evropiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion