Rama publikon videon e Bashës duke i qethur flokët

Kryeministri Edi Rama dihet tashmë se kanalin e komunikimit “Instagram” e përdor jo vetëm për të treguar punën e tij dhe qeverisë, por edhe për të publikuar gjëra “soft”, me karakter humoristik.
Më të shumta i ka postimet me kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha. Edhe kësaj here Kreu i Qeverisë, i tunduar nuk ka mundur t’i rezistojë një video-montazhi epik ku shihet sikur Basha është në rolin e berberit duke e qethur.
“Po si mer mos ta hudh ne instagram si!”, shkruan Rama në postim.
View this post on Instagram
Në fakt është sekuenca e video së Ramës duke u qethur, e bashkuar me sekuencën e Bashës në videon që gruaja e tij publikoi, teksa shihej duke gatuar në kuzhinë.

