Rama përulet para Von Der Leyen: Mezi pres të vazhdojmë bashkë punën për të futur Shqipërinë në BE

Politikë

Rama përulet para Von Der Leyen: Mezi pres të vazhdojmë

Kryeministri Edi Rama ka uruar Ursula Von Der Leyen për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian.

Përmes një mesazhi në Twitter Rama shkuan se Shqipëria e mirëpret këtë me shpresë dhe besim të plotë te lidershipi i Ursulës. Po ashtu ai thekson se se mezi pret të vazhdojë punën me Presidentin e Komisionit për ta futur Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor.

“Votimi i Parlamentit Evropian për rizgjedhjen e Ursula Von Der Leyen është një deklaratë e fuqishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri në qeverisjen e BE. Shqipëria e mirëpret me shpresë të ripërtërirë dhe besim të plotë në lidershipin e Ursula-s.

Ne vlerësojmë qëndrimin e saj të qartë për Ballkanin Perëndimor në fjalimin e mbajtur sot në Parlamentin Evropian. Me padurim pres të vazhdoj të punoj me Presidenten e Komisionit për të sjellë Shqipërinë në BE dhe për të integruar më tej BE-në me Ballkanin Perëndimor.,” shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT