Rama: Për pak ditë fluturojnë drejt Kukësit çunat e Anglisë që më kanë përqeshur dhe sharë

Politikë

Rama: Për pak ditë fluturojnë drejt Kukësit çunat e

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Korça e konsideroi fushatën elektorale me pak njerëz një mundësi për t’i dhënë më tepër peshë të fjalës, si një përgjigje për kundërshtarët politikë. Rama u shpreh se kjo lloj fushate krijon mundësinë për një bisedë të shtruar dhe gjithçka që thuhet të jetë lehtësisht e dëgjueshme.

“Është vërtet një fushatë e çuditshme sepse mungon zhurma, muzika përthithëse e mijëra e mijëra njerëzve por na jep mundësinë të bëjmë një bisedë të shtruar dhe të kujdesemi që gjithçka që themi të jetë lehtësisht e dëgjueshme dhe e papërzier me zhurmën e entuziazmit ku nuk ka shumë vëmendje për fjalën. Kjo është një fushatë ku fjala ka më shumë vend dhe mundësia për të dëgjuar është më e madhe."-tha Rama.

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se shumë shpejt do të nisin fluturimet në aeroportin e Kukësit duke theksuar si do bëhet përzgjedhja e atyre që do fluturojnë të parët nga Londra drejt vendit tonë. Rama zbuloi gjithashtu se kompania që po ndërton Portin e Durrësit do të ndërtojë resortin e parë të skive në pikën turistike të Nikolicës.


“Nëse sot ne flasim për disa investime të mëdha në turizëm duke filluar nga investimi i madh në Durrës ku do të investohet për transformimin e zemrës së Durrësit në port turistik ndër më të mëdhenjtë në Mesdhe. Porti i Vlorës është gati për të nisur punën. Porti i Sarandës është në kantier. Dy porte të reja tregtare do ndërtohen në Durrës dhe Vlorë.

Aeroporti i Kukësit për pak ditë hap dyer për uljen e parë të E-Albanias me çunat e Kukësit që do vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thoja që do bëjmë Aeroport në Kukës. Në Aeroportin e Tiranës fillon investimi për terminalin e ri dhe zgjatjen e pistës për të garantuar fluturimet transoqeanike.

Parqet fotovoltaike dhe transformimi i sektorit të energjisë që është vendosur në ekuilibër por vazhdon të na kushtojë kur kemi mungesë reshjesh. Të gjitha këto vijnë si rezultat i faktit që në këto dy mandate kemi ndërtuar një platformë të re që do e ngrenë Shqipërinë në një nivel tjetër. Korça e ka fituar statusin e një destinacion të preferuar. Për të gjithë ata turistë që do vijnë duke u shtuar jo vetëm në verë, do jetë më siguri një vend ku shumë më tepër do duan të vijnë. Me kompaninë që ndërton portin e Durrësit kemi nisur diskutimin për pikën turistike të Nikolicës për të ndërtuar resortin e parë të skive atje”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT