Rama sulmon Hamasin nga Izraeli: Paqja nuk mund të vijë pa zhdukjen e tij

Politikë

Rama sulmon Hamasin nga Izraeli: Paqja nuk mund të vijë pa zhdukjen e

Gjatë një vizite speciale në Parlamentin e Izraelit, Kryeministri Edi Rama foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe hebrenjve ndër vite. Ai u ndal gjithashtu te zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit, duke e cilësuar Hamasin si përgjegjësin e vetëm të situatës në Gaza.

Sipas Ramës, Hamasi është “rojtari i burgut” në Gaza dhe pa zhdukjen e tij nuk mund të ketë paqe. Kryeministri theksoi se dështimi më i madh është mosdrejtimi i gishtit nga fajtori i vërtetë i kësaj situate.

“Nuk arritën të identifikojnë fajtorin real të kësaj situate. Kanë dështuar të pranojnë se rojtari i burgut të Gazës është Hamasi dhe askush tjetër. Ideologjia e terrorit kundër njerëzve të vet, mbi të gjitha kundër shtetit hebre, dhe dogma totalitare që mohon çdo të ardhme për jetën palestineze nën ndikimin izraelit, derisa izraeliti i fundit të zhduket nga faqja e dheut, është thelbi i këtij problemi. Sot, ky tunel në Tiranë u është dedikuar viktimave dhe atyre që në origjinë ndërtuan këto tunele terrori. Pengjet e marra më 7 tetor dhe gjithçka që ka ndodhur në Gaza do të ruhen si një kujtesë e përhershme e kësaj tragjedie”, -tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion