Rama nuk rriti dritat, opozita në një zë: Vetëm presioni funksionon me këtë njeri!
Tërheqja nga vendimi për rritjen e energjisë elektrike u mor për shkak të afrimit të zgjedhjeve vendore dhe qëndrimit të prerë të opozitës.
Ky është mendimi i përbashkët që ndan kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Berisha: Para jush i kam dhënë një ultimatum në mënyrë të përsëritur: Po rrite çmimin e energjisë do të presësh atë që meriton! Vetëm presioni funksionon me këtë njeri.
Meta: Është edhe një frikë përpara zgjedhjeve për të mos përballuar dot këtë akt kaq arbitrar.
Të njëjtin qëndrim kanë edhe sa i takon nismës për të aministuar paratë e emigrantëve deri në 2 milion euro.
Për Metën kjo amnisti fut paranë e krimit në vend, ndërsa Berisha u ka bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë në Kuvend.
Berisha: Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës ka votuar krimin dhe vetëm krimin. Edi Rama nuk ka vota për aministinë. Është terësisht lobim i krimit.
Meta: Të mos të dëmtojë, vonojë dhe minojë më tej procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, Ilir Meta thekson se marrëdhëniet e tyre nuk mund të cënohen, ndërsa që Berisha të rregullojë këto marrëdhënie kërkon që Kim ti kërkojë ndjesë.
Meta: Kemi pasur një bisedë shumë të hapur, shumë bashkëpunuese.
Berisha: Pa kërkesë ndjesë publike ndaj demokratëve ajo nuk takohet me Sali Berishën.
Me qëndrime pothuajse unanime, mbetet për tu parë sesi Partia Demokratike dhe Partia e Lirisëdo të organizohen në zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht dëshirës për bashkëpunim. /oranews