Rama niset drejt Madridit: Mund të kthehem duke i dhënë Shqipërisë një çmim të madh, i vlefshëm sa ai Nobel!

Politikë

Rama niset drejt Madridit: Mund të kthehem duke i dhënë

Kryeministri Edi Rama pritet të niset drejt Madridit për të marrë pjesë në seancën ku do të bëhet përzgjedhja e kandidaturës së Shqipërisë për të mirëpritur Kongresin Botëror të Ligjit 2027.

Përmes një videomesazhi, Rama shprehet se Shqipëria mund t'ia dalë të fitojë çmimin e lirisë, i cili është i barasvlershëm me atë NOBEL.

"Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues. Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe historikisht demokratik nga kontinente të ndryshme. Kështu shkruhet në letrën e Presidentit të Shoqatës Botërore të Juristëve, profesor i të drejtës kushtetuese dhe avokat me prestigj të madh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E pra, për pak ne nisemi për në Madrid për njoftimin publik të përzgjedhjes së kandidaturës së Shqipërisë për të mirëpritur Kongresin Botëror të Ligjit. Gjatë këtyre kongreseve çdo dy vjet prezantohet një çmim, çmimi i paqes dhe lirisë botërore që konsiderohet nga shumë si çmimi Nobel në liligj.

Pra Shqipëria 2027 do të jetë vendi i Samitit të NATO-s, i Europianit të Futbollit për të rinjtë dhe tani edhe i Kongresit Botëror të Ligjit.

Ç’të them?

Kush i imagjinonte këto dhe të tjera plot akoma deri disa vite më parë le të ngrejë dorën. Kongresi Botëror i Ligjit është ndër të tjera edhe një trofe i Shqipërisë në formën e konsideratës së lartë që ka krijuar vendi ynë falë reformës në drejtësi", shprehet Rama.

ME TE LEXUARAT