Rama në Himarë: Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit! Do ndërhyjmë dhe në Borsh

Politikë

Rama në Himarë: Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit! Do

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Himarë, për të shpërndarë titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat Kadastrale, duke përmbyllur kështu zotimin për këto objekte.

Gjatë fjalës së tij, Rama njoftoi për një projekt të parkimit nëntokësor

“Po diskutojmë për një projekt të madh për një parkim të madh nëntokësor tek fusha e sportit, ku do mund të akomodohen shumë mjete. Ndërkohë fusha do të jetë po aty mbi parkimin. Kemi në plan të bëjmë një ndërhyrje shumë të bukur në qendrën e Himarës, ku është çudi e madhe por që mund të bëhet një qendër shumë e bukur për të bërë që dhe brenda qyteti të jetë i vizitueshëm e të ketë më shumë ekonomi në kohën e sezonit turistik, gjë që sot është shumë e vështirë për vetë faktin se vetëm trafik ka e bllokime pasi qendra është jashtë cdo standardi e pamjeje për një qytet që ka marrë kaq shumë emër e tërheq shumë vizitorë.”, tha Rama, i cili paralajmëroi dhe ndërhyrje në qendër të Himarës.

"Borshi ka nevojë për ndërhyrje. Është zona më pak e ndërhyrë në aspektin e investimeve publike. Jo për ndonjë arsye tjetër por sepse nuk kemi dashur të bëjmë rrugë që të shkatërrohen nga fluksi i ndërtimeve, sidomos pjesën poshtë ku po lind një tjetër gjeneratë turizmi në aspektin e infrastrukturës hoteliere e cilësisë që do të sjellë turistë që do të shpenzojnë më shumë, dhe më shumë të ardhura për zonën"

 

ME TE LEXUARAT