Rama ndan pamje nga kantieri i punës në rrugën Shirokë-Zogaj: Hapet traseja e rrugës në pikën kufitare me Malin e Zi
Lajmifundit
/
4 Dhjetor 2024, 12:29
Politikë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të mërkurë duke ndarë pamje nga kantieri i punës në rrugën Shirokë-Zogaj.
Përpos videos së postuar në rrjetin e tij social, Facebook, kryesocialisti shkruan se po punohet me ritme të shpejta, ndërsa vë në dukje se aktualisht është hapur traseja e rrugës nga pika kufitare deri në Zogaj.