Rama: Monika di të ndërtojë vetëm shtëpitë e veta! Tym Idrizi u fshihet borxhlinjve

Politikë

Rama: Monika di të ndërtojë vetëm shtëpitë e veta!

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashper edhe aleatet e PD ne kuader te fushates elektorale.

Ai ka përmendur një pjesë të opozitës duke ironizuar, përfshirë Monika Kryemadhin, Idrizin, apo Fatmir Mediun. Rama i cilësoi si një trupë teatrale në të cilën edhe regjisori më i mirë nuk do të mund t’i fuste bashkë në një skenë.

“A e imagjinon dot se mund të ndërtojë një shtëpi Saliu, që s’di të bëjë një vijë të drejtë, jo me laps por as me mendje. Apo Monika? Ajo di të bëjë shumë të tilla por të vetat, jo tuajat, se si i ka bërë të veta dhe me çfarë ajo është tjetër histori. Apo Fatmir Mediu?

Rama: Monika di të ndërtojë vetëm shtëpitë e veta!

Apo Tym Idrizi i cili kur ishte drejtor i doganës vinin njerëzit i kërkonin borxhet dhe kishte bërë një shkallë që zbriste pas pallatit. Njerëzit e prisnin poshtë ai zbriste andej nga shkallët e hekurit.

Rama: Monika di të ndërtojë vetëm shtëpitë e veta!

Apo Dule e Mesila? Mesila mund t’ju digjte ndonjë palë andej nga Kombinati dhe t;u thoshte po ju liroj diellin dhe më pas të vinte ai Xhaferri i Durrësit dhe të thoshte do ju përmirësoj cilësinë e diellit. Këta janë estradë, por janë realë.

Rama: Monika di të ndërtojë vetëm shtëpitë e veta!

Si mund të luhet me të ardhmen me këta dhe t’u besosh çelësat e shtëpisë. Ata janë një tufë personazhesh që edhe humoristi më i madh s’do ti fuste në një skenë“, iroznizoi Rama.

ME TE LEXUARAT