Rama ironizon opozitën nga Berlini: Speciet më të ulta në listën e PD, 11 maji zgjedhje mes BE dhe kënetës

Politikë

Rama ironizon opozitën nga Berlini: Speciet më të ulta në

Nga Berlini, aty ku po qëndron për të dytën ditë radhazi për panairin e turizmit, kryeminsitri Edi Rama  ka komentuar në rubrikën ‘Sy m sy’ raportin me SHBA, duke bërë edhe një paralajmërim.

Rama: Unë nuk kam pasur probleme i dashur por ti qenke zgjuar në kënetë. Të jesh i sigurt që unë e kaloj oqeanin sa herë të dua. Dua të të bëj një surprizë të këndshme ty e kënetës.


Një koment, kreu i qeverisë e kishte edhe për situatën në Partinë Demokratike koalicionin me të cilin ajo do të garojë në zgjedhje.

Rama: Speciet më të ulëta të politikës do jenë aty.

Duke u ndalur te zgjedhjet e ardhshme parlamentare, shefi i mazhorancës ruajti të njëjtën retorikë.

Rama: 11 maj. Zgjedhja përmes votës është e qartë ose një votë për mua dhe për ne bashkë për Shqipërinë për tu anëtarsuar në BE ose për kënetën dhe për t’u kthyer prap në gropën e kuak kuak kuak. Ata që do hedhin votën për ata, do t’i bjenë në qafë shumë keq fëmijëve.

Nga stenda e panairit kryeministri Edi Rama shpalosi një tjetër objektiv duke pretenduar se 12 milionë turistë do vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij viti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion