Rama ironizon Berishën: Dini gjë, u hoq non grata nga SHBA?!

Politikë

Rama ironizon Berishën: Dini gjë, u hoq non grata nga SHBA?!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën e tij të përjavshme “Sy m’Sy”, ku çdo të martë dhe të enjte komunikon drejtpërdrejt me ndjekësit në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve dhe komenteve të tyre.

Rama i është përgjigjur një komentuesi i cili me ironi e pyeste se kur ishte hera e fundit që ka qenë në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri iu përgjigj se vizita e fundit ka qenë në kohën kur ka pasur punë atje, ndërsa është ndalur edhe tek non gratat e kreut të PD.

“Vizitën e fundit në USA e kam pasur kur kam pasur punë në USA.

Non Gratën nuk e përmend më se nuk kam pasur arsye. Ka gjëra më të rëndësishme se non grata.

Por meqë a kujtuar, dini gjë a u hoq ajo non grata. Si keni fytyrë që pasi u thatë shqiptarëve që do hiqet, më pyesni mua a iki në USA. U pika!”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion