Rama: Falë PS-së, drejtësia nuk do t'ia dijë kush qeveris apo sa i gjatë është!

Kryeministri Edi Rama është takuar me socialistët në njësitë 1, 2, Pezë, Ndroq dhe Vaqarr, ku sërish ka komentuar arrestimet e bujshme nga SPAK.
Rama u shpreh se falë reformës, sot nuk ka prokurorë dhe gjyqtarë që janë të lidhur me qeverinë dhe pushtet janë të ndara.
"Ata të cilët bënë çmos që të mos e lejojë të ndodhë ajo që po ndodh sot fërkojnë duart dhe na sulmojnë ne, pse ndodh që njerëz të lidhur me pushtetin tonë janë me dënime, hetime.
Këtë e kemi bërë ne me vetëdije të plotë, po të mos e kishim bërë ne do të duhet të na tregonin se ku është bërë para se ta bënim ne, nuk di që nga 1912 dhe deri pasi ne kaluam reformën në drejtësi të jetë kapur ndonjë person publik politik nga një prokuror dhe gjykatës i pavarur duke qenë ky i lidhur me ata që janë në qeveri, flas për një drejtësi që nuk do të dijë kush është në qeveri, këtë e bëmë ne, s’e bënë të tjerët.
Si e bëre ti ku e di që do kapeshin njerëzit tonë.
Misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik të shqiptarëve, kush do të udhëheqë duhet të marrë përsipër të gjitha dhimbjet, duhet të marrësh vendime që sjellin pasoja të drejtpërdrejta edhe tek ty.
Të kesh shpatën, kjo është drejtësia.
Është e vetmja rrugë që të kemi në këtë vend që nuk pyet sa i gjatë je, sa i shkurtër je sa i pasur je, sa miq ke, por të gjykon në bazë të marrëdhënies tënde me ligjin", tha Rama.


