Rama e Çuçi hiqen nga lista, kush janë zyrtarët që do të merren në pyetje te “TIMSI”

Politikë

Rama e Çuçi hiqen nga lista, kush janë zyrtarët që

Me debate u zhvillua edhe këtë të mërkurë mbledhja e Komisionit Parlamentar Hetimor për sistemin TIMS. Anëtarëve iu deshën më shumë se tre orë për të miratuar emrat e dëshmitarëve të propozuar më herët.

Socialistët rrëzuan propozimet e ekspertëve për të dëshmuar në këtë komisionin Kryeministri Edi Rama dhe ish-Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ndërkohë, u miratuan për të dëshmuar emrat e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve.

Ata të cilët do të thërriten nga Komisioni Hetimor për tu pyetur janë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, Florian Sulejmani, ish-drejtori i AMP Ardi Veliu, Saimir Boshnjaku, Zef Laska,Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervina Gjana, Besjon Tanuzi, Enri Ndoni, Ardit Muça, Besnik Dervishi.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje u vendos që të mos ketë ekspertim të vendit të ngjarjes e as nuk do të thirren ekspertë nga gjykata sikundër kishte propozuar opozita.

 

Lista e plotë:

Taulant Balla, ministër i Brendshëm,

Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Florjan Sulejmani, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Ardi Veliu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Saimir Boshnjaku, drejtor i departamentit për Kufirin dhe Migracionin

Zef Laska, drejtor i burimeve njerëzore në Policinë e Shtetit

Neritan Nallbati, drejtor i departamentit të policisë kriminale

Dorjan Tola, ish-drejtor i AKSIK (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar)

Ervin Muça, ish-drejtor i departamentit të IT në Policinë e Shtetit

Ervina Gjana

Besjon Donuzi

Enri Ndoni

Ardit Muça

Besnik Dervishi, drejtor i përgjithshëm i doganave

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor

Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion