Rama: Do investojmë në aeroportin e Rinasit, një kategori avionësh nuk ulen dot

Politikë

Rama: Do investojmë në aeroportin e Rinasit, një kategori

Kryeministri Edi Rama tha se do të investojnë në pistën e aeroportit të Rinasit, pasi një kategori avionësh e kanë të pamundur të ulen. Këtë deklaratë kryeministri e bëri pasi një nga operatorët tha se avionët “boing” e kanë të pamundur të ulen në pistën e Rinasit.

“Na u desh të prisnim më gjatë se u anulua.

Ardhja e avionit që duhet të binte vaksinat që ishte ushtarak sepse posta nuk e përballon një kategori të caktuar të avionëve. një nga arsyet pse unë jam optimist për ndryshimin e pronësisë së aeroportit në një palë duar shqiptare është pikërisht sepse të gjitha pikat e parashikuara më parë në kontratën koncesionare janë të vëna në rendin e ditës dhe nuk kemi të bëjmë me një kinez që nuk di ku ta gjesh, dhe kemi të bëjmë me një kompani shqiptare ku është e mundur të funksionojë kërkesa e llogarisë.

Investimi në postë jo vetëm që do bëhet por do të fillojë shumë shpejt sepse edhe ne kemi edhe programin e vendosjes së linjës me SHBA të Air Albania dhe është e pamundur të ndodhë nëse nuk kemi një pistë që lejon avionë që janë për fluturime të tilla. Besoj se do të jetë funksionale”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion