Rama batuta në Lezhë: Kur u bëra kreu i PS më thoshin ‘këtej nuk ka gra’, i thoja ‘po ju kush ju ka pjellë?!’

Politikë

Rama batuta në Lezhë: Kur u bëra kreu i PS më thoshin

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me gratë në Lezhë, ku nuk i kurseu as batutat. Rama tha se PS në të gjithë Shqipërinë ka mbështetjen e 65% te grave.

Ai kujtoi edhe momentin kur mori drejtimin e PS, ku numri i grave ishte i papërfillshëm.

Edi Rama: Lezha është grua, Mirdita është grua vetëm Kurbini është burrë. Por edhe Kurbini që është burrë, hajër po vetëm me një grua. Jam i bindur se ndajnë me mua bindjen se jo shumë vite më parë kjo pamje këtu ishte e paimagjinueshme. Kur e kemi nisur këtë rrugëtim, ku runë u zgjodha kryetar i PS dhe bëja vizita, kishte zona të tërë ku më bënte përshtypje mungesa totale e grave. Kur i pyesja ku janë gratë? Përgjigja ishte “nuk ka gra këtej”.

Unë që nuk duroja i thosha: Po ju kush ju ka pjellë?

E kështu hap pas hapi ne arritëm të bëjmë diçka që për mua është historike dhe është arsyeja më e madhe për të qenë krenar, por arsyeja më e madhe e krenarisë time është fakti që sot gratë dhe vajzat nuk janë diku në cep ose pas dere, por janë pjesë e qendrës së vendimmarrjes dhe pjese e qenësishme e PS.

ME TE LEXUARAT