PS mbledh të enjten asamblenë kombëtare, zbardhet rendi i ditës, nga fjala e Ramës te drejtuesit e rinj

Politikë

PS mbledh të enjten asamblenë kombëtare, zbardhet rendi i

Zbardhet rendi i ditës së asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste që pritet të mblidhet këtë të enjte. Në ftesën e kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla janë caktuar edhe pikat e rendit të kësaj mbledhje.

Takimi pritet të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama, për t’u pasuar më pas me zgjedhjen e kryesisë së re, drejtuesve politikë në qarqe dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se gjatë kësaj javë do të shpallet qeveria e re “Rama 3”.

Të premten ai shpalli detyrat e para në këtë mandat, konkretisht Taulant Ballën dhe Elisa Spiropalin që do të vazhdojë të mbajnë të njëjta detyra si në qeverinë e kaluar.

Edhe këta katërvjeçar Balla do të vazhdojë të jetë në krye të grupit parlamentar të socialistëve ndërsa Spiropali, do të drejtojë dikasterin e Marrëdhënieve me Parlamentin. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion