“Rama u damkos si armik i lirisë”, Berisha në protestën për mbylljen e TikTok: Mori ndëshkimin nga të rinjtë

Politikë

“Rama u damkos si armik i lirisë”, Berisha në

Te rinjte mbajten fjalime ne protesten e opozites kunder mbylljes se Tik Tok. Sali Berisha tha ne mbyllje te protestes se ata ndeshkuan kryeministrin Edi Rama.

Sali Berisha: Ju i dëgjuat fjalët e tyre, Edi Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar, sot u damkos si armik i egër, jo i TikTok, por armik i lirisë, i të rinjve shqiptarë.

U damkos si i biri i të atit që 37 vite më parë urdhëronte varjen në litar të poetit. Mori ndëshkimin e merituar. Kurrë s’kam dëgjuar fjalime kaq të bukura se sa dëgjova sot. Ishte dita e tyre, u mrekullova nga fjalët që mbajtët.

“Grekët dogjën Athinën, serbët e shqyen Beogradin”, Mehdi Malkaj në protestën për mbylljen e TikTok: Po ne, dele jemi?

“Rama u damkos si armik i lirisë”, Berisha në

Aktori Mehdi Malkaj, mbajti fjalën e tij në protestën e thirrur nga PD kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.

“Nuk bëhet gjë pa protestë, grekët e dogjët Athinën, serbët e shqyen qeverinë. Po ne, pse dele?! Ne s’kemi historik delesh. Duhet të merrni pjesë në votime dhe të votoni për këtë që quhet ndryshim, se vdiqëm”, u shpreh aktori.

Pas tij, fjalën e morën të rinjtë pjesëmarrës në tubim, të cilët u shprehën “nuk është TikTok-u problemi në vend” dhe se nuk duhet të censurohet fjala e lirë.

Protesta nisi në orën 19:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë ndersa organizatoret e saj kane marre leje deri në orën 21:00.

“Rama ka frikë nga fjala e lirë”, protestë para kryeministrisë për mbylljen e Tik Tok

“Rama u damkos si armik i lirisë”, Berisha në

Kryedemokrati Sali Berisha doli nga banesa e tij dhe bashkë me mbështetësit po marshon drejt Kryeministrisë, aty ku pritet të nisë protesta kundër mbylljes së rrjetit social “TikTok”.

Nga ana tjeter, nënkryetari i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një deklaratë të shkurtër për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se dha vendimin për mbylljen e “TikTok”, ‘pasi ka frikë nga fjala e lirë’.

“Edi Rama këtë ka pasur për qëllim, të eliminojë çdo rrjet social që tregon të vërtetën. TikTok është një platformë që i çirret maska Edi Ramës.

Çfarë do të bëjë, Rama do të mbetet në histori si armiku i fjalës së lirë dhe armiku i shqiptarëve në tërësi”, tha Noka.

Pak minuta me pare, rreth ores 19.20 protestes i eshte bashkuar edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Ai shoqerohej nga perfaqesues te tjere te PD.

Protesta e opozitës për mbylljen e Tik Tok, policia rrethon kryeministrinë dhe Bulevardin

“Rama u damkos si armik i lirisë”, Berisha në

Qytetarët dhe drejtuesit e opozites jane mbledhur para Kryeministrisë, për protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social “TikTok”.

Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës. Dhjetëra efektivë ndodhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku është ndaluar edhe qarkullimi i automjeteve.

Berisha ka ftuar të rinjtë të marrin pjesë në tubim, për të kërkuar heqjen e vendimit për mbylljen e “TikTok”. Të protestojmë kundër censurës, u shpreh ai një ditë më parë.

“Edi Rama censuron, TikTok, mjetin aktualisht më modern, bazuar fund e krye bazuar në intolerancën ndaj tij, të gjithë shkollarët e Shqipërisë, nxënësit, gjimnazistët dhe të rinjtë e tjerë se më datë 12 TikTok do ta kenë në telefonat e tyre.

Do ndëshkohet rëndë për me ngarkim të masave gjigante për këtë akt.

Të lënë çdo gjë në respekt të fjalës së lirë, të protestojmë nesër në orën 19:00 në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, të gjithë të rinjtë. Ju kalorës mbrojtës të saj, të mblidhemi të gjithë në mbështetje të tyre”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT